Balla përplaset me Bylykbashin në Kuvend: Kërkoji poshtë ballkonit jep dorëheqjen Sali! Deputeti: Ministrat janë në target për të përfunduar në burg

Shqipëria

Balla përplaset me Bylykbashin në Kuvend: Kërkoji poshtë ballkonit jep dorëheqjen Sali! Deputeti: Ministrat janë në target për të përfunduar në burg

Më: 4 prill 2024 Në ora: 15:23
Balla dhe Bylykbashi

Balla: Hajde më thuaj për zotin Berisha, pse nuk ktheni përgjigje për këtë leni drejtësinë të bëjë punën e vet, çohet dhe thotë Spak organizatë kriminale, ka një qëndrim, një parti politike ka një qëndrim, ku është qëndrimi juaj në raport me drejtësinë.as ti dhe asnjëri prej këtu ju nuk i vini deri tek maja e thembrës PS, ka një gjë, familja politike që na ka bërë ne bashkë në këto 33 vite është renditur gjithmonë në krahun e duhur të historisë.

Zonja Siakuka ka dhënë dorëheqjen, kërkoji Siankukës tënd mund t’ja kërkosh poshtë ballkonit jep dorëheqjen Sali dhe lëre drejtësinë të hetojë.

Bylykbashi: Kemi njerëz që janë të akuzuar, pusho kur flas unë, nuk nguron prokuroria në Shqipëri atë që bëhet në Afrikë, atje heton dhe jep dorëheqjen, këtu nuk guxon të hetojë ministra.

Komunizmi është shumë herë më i keq për atë çfarë i ka bërë këtij vendi. Ju nuk jepni votat për ligje të thjeshta me shumicë të cilësuar. ministrat janë në target për të përfunduar në burg. Të përpiqeni të thoni se po bëni drejtësi ndërkohë që e kapni, nuk kam çfarë t’i bëj një personi që nuk kishte aq lek sa ka sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat