Dumani: Duhet riparë kufiri monetar i korrupsionit që heton SPAK

Shqipëria

Dumani: Duhet riparë kufiri monetar i korrupsionit që heton SPAK

Më: 4 prill 2024 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, paraqiti në Këshillin e Lartë të Prokurorisë raportin e punës së SPAK për vitin 2023.

Dumani tha se gjatë vitit të shkuar Prokuroria e Posaçme ka pasur një rritje cilësore të punës së saj, ndërsa vlerësoi si shumë të mirë bashkëpunimin me agjencitë e huaja partnere.

Dumani propozoi që të rishihet kufiri monetar i korrupsionit që heton SPAK

“I takon ligjvënësit, por duhet të jetë shumë herë më i lartë, ndoshta 500 mijë lekë jo 50 mijë sa është aktualisht”, tha Dumani.

Ai theksoi se vëmendje e veçantë gjatë 2023 në punën e SPAK i është dhënë hetimit të produkteve të veprës penale.

“Vlera e pasurive konfiskuara e sekuestruara mbërrin një vlerë në total prej 41 mln euro, nga të cilat 54 % të sekuestruara, pjesa tjetër të konfiskuara. 221 procedime penale për korrupsion, 67 procedime janë nisur kryesisht nga SPAK, 139% më shumë se viti paraardhës. Ka një total pre 90% të numrit të përgjimeve. Ka një rritje me 95% të kërkesave për ndihmë juridike nga vendet e huaja. Gjatë vitit 2023 janë regjistruar 299 procedime të reja. 8 procedime penale me 18 të pandehur për zyrtarë të nivelit të lartë, ish-ministra, ish-kryeministra, ish-kryebashkiakë, apo ish-sekretarë të përgjithshëm”, ishin disa nga shifrat e renditura nga Dumani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat