Amnistia futet në rend dite në Kuvend, Sula: Në kundërshtim me rregulloren, të shtyhet ose të mblidhet urgjentisht Komisioni i Ligjeve

Shqipëria

Amnistia futet në rend dite në Kuvend, Sula: Në kundërshtim me rregulloren, të shtyhet ose të mblidhet urgjentisht Komisioni i Ligjeve

Më: 4 prill 2024 Në ora: 10:53
Dashnor Sula

Amnistia Penale është futur në rend dite në Kuvend këtë të enjte.

Kjo është kundërshtuar nga deputeti Dashnor Sula, i cili shprehet se duhet të shtyhet ose Komisioni i Ligjeve duhet të mblidhet urgjentisht sot.

Sula: Nuk kemi pasur e-mail, nuk mund të shtyhej një javë, sepse kalon një javë që presin personat, por keni 1 vit e gjysmë një vendim gjykate që e ruani në sirtar, urgjentisht komisioni i ligjeve të mblidhet tani sot, ose të shtyhet amnistia, sepse është në kundërshtim me rregulloren.

Nikolla: Kuvendi e mori vendimin për futjen në rend dite të amnistisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat