Tritol mobilerisë në Durrës, ja çfarë ka lënë pas shpërthimi, administratori i biznesit dhe punonjësit merren në pyetje nga policia

Shqipëria

Tritol mobilerisë në Durrës, ja çfarë ka lënë pas shpërthimi, administratori i biznesit dhe punonjësit merren në pyetje nga policia

Më: 3 prill 2024 Në ora: 09:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen nr.14 në  Durrës.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një sasi tritoli, e cila ka dëmtuar fasadën e biznesit, duke thyer xhamat.

Policia po kqyr të gjitha kamerat e zonës, për të identifikuar autorët, ndërsa në pyetje janë marrë administratori i mobilerisë dhe punonjësit e tij, për ndonjë konflikt të mundshëm.

Sipas gazetares, Klodjana Haxhiaj ky duket të ketë qenë një sinjal për pronarin e biznesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat