Zjarr gjigant në Bulqizë, rrezikojnë banesat e fshatit Gjuras! Terreni i vështirë bën të pamundur shuarjen e flakëve

Shqipëria

Zjarr gjigant në Bulqizë, rrezikojnë banesat e fshatit Gjuras! Terreni i vështirë bën të pamundur shuarjen e flakëve

Më: 2 prill 2024 Në ora: 12:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë me dhjetëra hektar pyje me shkurre dhe dushk në njësinë administrative Shupenze.

Edhe pse në temperatura jo të larta, zjarri është përhapur me shpejtësi, e ndihmuar edhe nga era.

Zjarri i është afruar fshatit Gjuras ku mund të rrezikojë edhe banesat.

Për shuarjen e zjarrit ka shkuar edhe zjarrfikësja, por e ka patur të pa mundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë. Ndërkohë policia lokale e Bulqizës ka nisur hetimet rreth shkaqeve të rënies së zjarrit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat