Aksidenti me 8 të vdekur/ Zbardhen detaje tronditëse, dy trupa të pajetë ende brenda ‘Benz’-it të shkatërruar

Shqipëria

Aksidenti me 8 të vdekur/ Zbardhen detaje tronditëse, dy trupa të pajetë ende brenda ‘Benz’-it të shkatërruar

Më: 2 prill 2024 Në ora: 09:04
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet

Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik sot në Këlcyrë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet në afërsi të fshatit Kuqar.

Sipas informacioneve, mësohet se mjeti ku udhëtonin 7 emigrantë, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe ka përfunduar në shtratin e lumit Vjosë dhe për pasojë 8 persona kanë humbur jetën, përfshi dhe shoferin.

Mësohet se 6 trupa të pajetë u nxorën nga mjeti, ndërsa 2 kanë ngelur ende brenda ‘Benz’-it.

Sakaq, dyshohet se automjeti është marrë me qira, ndërsa priten të tjera verifikime nga ana e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat