Një nga trupat ka “fluturuar” jashtë mjetit, çfarë nga mbetur nga aksidenti tragjik me 8 viktima!

Shqipëria

Një nga trupat ka “fluturuar” jashtë mjetit, çfarë nga mbetur nga aksidenti tragjik me 8 viktima!

Më: 2 prill 2024 Në ora: 08:12 Përditësuar në ora: 16:13 më 02.04.2024
Pamje nga aksidenti

"Paguan 300 euro për vdekjen"/ Zbardhet itenerari i 7 klandestinëve, hynë në Shqipëri nga dogana

Zbulohen detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur pak pas mesnatës në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku humbën jetën 7 klandestinë nga vendet e treta dhe shoferi nga qyteti i Shkodrës.

Zbardhet dinamika e lëvizjes së klandestinëve të cilët u nisën për një të ardhme më të mirë por jeta u pre në mes.

Mësohet se klandestinët kanë hyrë nga kufiri i gjelbërt “Tre Urat’ në Përmet. Kanë qëndruar për gati 30 minuta në pritje të ardhjes së makinës që do i çonte më pas në drejtim të Hanit të Hotit, më pas në Mal të Zi, Kroaci dhe destinacioni final vendet e BE-së. Për këtë rrugëtim mësohet se secili prej tyre kishte paguar 300 euro.

Pasi ka ardhur automjeti, 7 klandestinët janë futur në makinë dhe kanë nisur udhëtimin. Në hyrje të Këlcyrës janë ndeshur me një patrullë policore. Në këtë moment shoferi ka bërë kthesë dhe pasi ka ecur 4 km për shkak dhe të shpejtësisë së lartë shoferi ka humbur kontrollin, duke rënë në lumin Vjosë.

Makina ka ‘fluturuar’ 100 metra në lartësi dhe ka rënë në një distancë 300 metra në lumin Vjosë.

Mësohet se shoferi nga Shkodra është Edison Bregaj ndërsa identitetet e 7 klandestinëve ende nuk janë zbardhur.

Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Shqipëri: Shoferi dyshohet se po lëvizte 180km/h për t’iu shmangur policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri, ku një makinë e tipit “Benz” ka rënë në anën e lumit Vjosa dhe për pasojë kanë humbur jetën 8 persona.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, dyshohet se shoferi nga Shkodra ishte duke lëvizur me shpejtësi gati 180 km në orë për t’ju shmangur policisë.

Përveç tij, të vdekur kanë mbetur edhe shtatë emigrantë të Lindjes së Mesme.

Pamjet e aksidentit të tmerrshëm tashmë janë publikuar, ku shihet se makina është shkatërruar totalisht.

Aksidenti me 8 të vdekur: Ky është shoferi shqiptar që drejtonte makinën që ra në humnerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri, ku një makinë e tipit “Benz” ka rënë në anën e lumit Vjosa dhe për pasojë raportohet se kanë humbur jetën 8 persona.

Shtatë nga viktimat ishin emigrantë të Lindjes së Mesme, kurse shoferi nga Shkodra.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se shoferi nga Shkodra është Sokol Ismeti.

Pamjet e aksidentit të tmerrshëm tashmë janë publikuar.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet në afërsi të fshatit Kuqar.

Pasi mjeti humbi kontrollin dhe përfundoi në lumin Vjosë, 7 pasagjerë, që dyshohet se ishin emigrantë klandestinë, dhe shoferi kanë humbur jetën.

Në pamje shihet se makina është shkatërruar totalisht nga përplasja që ka rezultuar fatale për personat që udhëtonin në të.

Policia i bëri shenjë të ndalonin, si ndodhi aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku humbën jetën 8 persona.

Sipas gazetarit të Euronews Albania, Blerin Kore, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes, bëhet me dije se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pas ndjekjes së Policisë, pasi ishte pikasur se makina e viktimave ishte duke transportuar emigrantë.

Kujtojmë se nga 8 viktimat e aksidentit, 7 prej tyre ishin emigrantë nga vendet e treta dhe shoferi nga Shkodra.

“Dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë, pasi Policia pasi kishte pikasur që po transportoheshin emigrant, i kishte bërë thirrje të ndalonte, por ai ka shtuar shpejtësinë, gjë që ka shkaktuar aksidentin.

Informacionet thonë se aksidenti ndodhi në shpejtësi e sipër. Në vendndodhje ndodhen drejtuesit më të lartë të Policisë së Gjirokastrës. Qarku i Gjirokastrës është qark kufijtar dhe dihet kalimi i klandestinëve. Dyshohet se klandestinët kanë kaluar vijën e gjelbër të kufirit”, tha Blerin Kore.

Një nga trupat ka “fluturuar” jashtë mjetit, çfarë nga mbetur nga aksidenti tragjik me 8 viktima! Dy nga të vdekurit, ende brenda “Benz”-it të shkatërruar

Mediaka siguruar videon pas aksidentin tragjik me 8 viktima në Këlcyrë, ku një nga trupat e viktimave ka “fluturuar” jashtë Benz-it, me një drejtues nga Shkodra.

Pamjet tregojnë mjetin e kthyer tashmë në një grumbull inertesh si pasojë e përplasjes së fortë.

Ngjarja ka ndodhur rreth 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, ndërsa viktima kanë mbetur drejtuesi i Benz nga Shkodra dhe 7 klandestinë nga vendet e treta.

“Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë”, raportuan uniformat blu.

Dy prej trupave të viktimave raportohet se ndodhen ende brenda mjetit të shkatërruar. Dyshohet se automjeti është marrë me qira, ndërsa priten të tjera verifikime nga ana e policisë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat