15-vjetori i Shqipërisë në NATO/ Sotiri: Vendi ynë, negociator për rajonin, progres ushtarak dhe politik

Shqipëria

15-vjetori i Shqipërisë në NATO/ Sotiri: Vendi ynë, negociator për rajonin, progres ushtarak dhe politik

Më: 1 prill 2024 Në ora: 18:06
Juxhina Sotiri

Shqipëria shënoi këtë të hënë 15-vjetorin e anëtarësimit zyrtar në NATO. Juxhina Sotiri, kreu ekzekutiv nga qendra rajonale për sigurinë ka deklaruar se anëtarësimi në NATO i dha një rol të rëndësishëm vendit tonë në rajon.

Sakaq, ajo theksoi për “News Line” se Shqipëria bëri një progres ushtarak dhe politik me anëtarësimin e saj.

Sipas Sotirit, Shqipëria është një vend që luan një rol shumë të rëndësishëm në rajonin e Ballkanit në ruajten e një stabiliteti politik.

“Në fakt 1 Prilli i 2009 do thoja unë është viti që e vendos dhe e thekson posturën strategjike të Shqipërisë, krah vendeve aleate demokratike si ato anëtare në NATO. Unë do doja që ky vit të ishte një vit bilanci, një vit i asaj ç’ka Shqipëria ka bërë për aleancën, por në të njëjtën kohë për politikën e saj të mbrojtjes. Ajo ç’ka të dyja palën përfitojnë nga anëtarësimi në një organizatë politiko-ushtarake, unë do ta ndaja në dy aspekte, politikisht Shqipëria është një vend që luan një rol shumë të rëndësishëm në rajonin e Ballkanit në ruajten e një stabiliteti politik si me vendet anëtare të NATO-s, si me vendet joanëtare të NATO-s, që janë vende në konflikt. Por nga ana tjetër, kemi vënë re që këtë 15-vjetor mund të themi që Shqipëria nuk është vetëm një konsumatore e sigurisë dhe e të mirave që do të rrjedhin nga kjo aleancë politiko ushtarake, por është dhe një kontributore shumë e mirë e kësaj aleance.

Shqipëria me kontigjentin e saj model ushtarak është vendosur dhe është përkrah shumë misioneve të drejtuara nga NATO, jo vetëm Bosnje-Hercegovina apo në Kosovë, por rëndësi do të thoja ushtarake në këtë rast ka dhe roli që Shqipëria luan në prezencën e grup-batalioneve në Letoni, ku dhe njohuritë që forcat ushtarake kanë në demontimin luajnë një rol të rëndësishëm në këtë grupbatalion në këtë zonë”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat