Zjarri masiv në Peshtanbregas ku u dogjën 100 rrënjë ulliri dhe 5 hektarë tokë, arrestohet 47-vjeçari

Shqipëria

Zjarri masiv në Peshtanbregas ku u dogjën 100 rrënjë ulliri dhe 5 hektarë tokë, arrestohet 47-vjeçari

Më: 1 prill 2024 Në ora: 11:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Ditën e djeshme një zjarr masiv ka shpërthyer në fshatin Peshtanbreag, ku u dogjën rreth 100 rrënjë ulliri dhe 5 hektarë tokë.

Shkak i këtij zjarri besohet se është bërë një motosharrë elektrike, ku 47-vjeçari J. M po punonte në tokën e tij.

Dyshohet se motosharra ka krijuar një shkëndije dhe për pasojë ka rënë zjarr në tokë. 47-vjeçari është vënë në praga dhe po vazhdojnë hetimet.

Nga përhapja e flakëve për shkak të erës, janë djegur rreth 100 rrënjët e ullirit, në pronësi të këtij shtetasi dhe të banorëve të tjerë të zonës. Ndërsa 5 hektarë tokë të djegur ishin me shkurre dhe bimësi të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat