Iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, Veliaj surprizohet nga i biri në spital: Gëzuar Pashkën, Kajan na solli vezët

Shqipëria

Iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, Veliaj surprizohet nga i biri në spital: Gëzuar Pashkën, Kajan na solli vezët

Më: 31 mars 2024 Në ora: 13:05
Foto nga takimi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu nënshtrua dje një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë.

Nga Qendra Spitale “Nënë Tereza” ku ndodhet i shtruar, kryebashkiaku Veliaj ka uruar qytetarët për Pashkët, ndërsa ka ndarë dhe momentin kur ai vizitohet në spital nga djali i tij, Kajan.

“Lepurushi i vogël Kajan na solli vezët e Pashkës në spital sot! Gëzuar Pashkën, dashuri dhe shëndet të gjithëve!

Mirënjohje për mesazhet e kujdesit, pasdite ju rrëfej pak më shumë për duarartët e zemërbardhët në QSUT”, thekson Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat