“Të përgatitemi për lëvizje të mëdha politike”- Deputeti i PD nga Gjirokastra: Të mobilizohemi për t’u përballur me këtë regjim

Shqipëria

“Të përgatitemi për lëvizje të mëdha politike”- Deputeti i PD nga Gjirokastra: Të mobilizohemi për t’u përballur me këtë regjim

Më: 31 mars 2024 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu nga Gjirokastra u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të përgatiten për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës dhe për një lëvizje të madhe politike.

Ai tha se ‘regjimet nuk pyesin për votën e lirë, sepse nuk e lejojnë votën e lirë’.

Në fjalën e tij Shuhu u shpreh se nuk ka normalitet në jetën parlamentare për aq kohë sa Sali Berisha ndodhet i burgosur politikisht.

“Dikush mund të ketë folur këto ditë për normalizim. Çfarë normalizimi mund të bëhet fjalë kur  trysnia po vjen duke u shtuar.

Jemi në një anormalitet të thellë dhe nuk mund të ketë normalitet në atë parlament për aq kohë sa karrigia e Sali Berishës është bosh.

Rama flet për normalitet dhe marrëveshje. Janë propagandë për të fshehur shkeljen e demokracisë dhe të instalimit të regjimit në Shqipëri. Nuk i them këto për të patur frikë, sepse ju nuk keni frikë.

Duhet të mobilizohemi për tu përballur me regjimet. Regjimet nuk pyesin për votën e lirë, sepse nuk e lejojnë votën e lirë. Ne duhet të përgatitemi për lëvizje të mëdha politike, të ngremë zërin kudo. Të ngremë zërin për burgosjen politike të Sali Berishës”, tha Tritan Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat