Nxirret trupi i pajetë i një turiste kroate nga Maja e Jezercës, ka edhe të bllokuar tjerë

Shqipëria

Nxirret trupi i pajetë i një turiste kroate nga Maja e Jezercës, ka edhe të bllokuar tjerë

Më: 30 mars 2024 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Trupi i pajetë i një turiste kroate është nxjerrë nga Maja e Jezercës sot (e shtunë), pasi ajo rrëshqiti nga lartësia.

Trupin e 43-vjeçares e nxorën pas disa orësh dhe nisën ta transportojnë drejt morgut me helikopter, raporton TCH.

Ndërkohë, të bllokuar janë ende turistë të tjerë. Nuk dihet se saktësisht sa persona janë aksidentuar.

Ekipet e kërkim-shpëtimit mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes vijojnë punë për shpëtimin e tyre.

Grupi i alipinistëve kroat ishin ngjitur nga Mali i Zi për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezercës”, por rrugës njëra nga anëtaret e grupit ra nga një terren i thepisur malor dhe me borë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat