Përfshihet nga flakët furgoni i parkuar në anë të rrugës, dyshimet e para mbi ngjarjen

Shqipëria

Përfshihet nga flakët furgoni i parkuar në anë të rrugës, dyshimet e para mbi ngjarjen

Më: 30 mars 2024 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Një fugon, i cili ishte parkuar në anë të rrugës, është përfshirë nga flakët në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Bulgarec.

Policia bën me dije se nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 30.03.2024, rreth orës 14:42, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Bulgarec, ka rënë zjarr në automjetin furgon tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. B., i cili ishte i parkuar në anë të rrugës. Si pasojë e zjarrit, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat