Kryebashkiaku Veliaj i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Shqipëria

Kryebashkiaku Veliaj i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Më: 30 mars 2024 Në ora: 15:29
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë.

Ndërhyrja u krye me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT. Lajmi është bërë me dije nga Bashkia e Tiranës.

“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë.

Ndërhyrja është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT. Z. Veliaj është në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat