Albana Fico largohet nga drejtimi i QSUT-së

Shqipëria

Albana Fico largohet nga drejtimi i QSUT-së

Më: 25 mars 2024 Në ora: 11:17
Albana Fico

Albana Fico është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Albana Fico e mbante këtë post nga dhjetori i 2021. Ajo u emërua në krye të QSUT pas largimit nga drejtimi të Enkelejd Jotit.

Nuk dihet ende arsyeja e largimit të Albana Ficos nga ky post, e as se kush do ta zëvëndësojë. Nuk është konfirmuar  nëse largimi i Ficos ka të bëjë me me zjarrin që ra në 11 shkurt në urgjencën QSUT.

Pesë ditë më parë Prokuroria e Tiranës sekuestroi  dosjen e tenderit për ndërtimin e Urgjencës e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, lidhur me zjarrin e 11 shkurtit.Në kuadër të procedimit penal “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, prokuroria  kërkoi  rinispektim për shkaqet e zjarrit.

Akt-ekspertiza  e publikuar në fillim të muajit mars tregoi se ngjarja ka qenë aksidentale, si pasojë e një keq funksionimi të baterive.

QSUT njoftoi më herët se për shkak të zjarrit,  shërbimi i urgjencës polivalente pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vazhdon të ofrohet sipas një grafiku të mirëpërcaktuar në Spitalin Universitar të Traumës si dhe në Qendrën Spitalore Rajonale e Tiranës “Shefqet Ndroqi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat