Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët/ Ministria e Brendshme në Itali publikon tenderin për menaxhimin: 34 milionë euro, ja kur synohet të hapen kampet

Shqipëria

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët/ Ministria e Brendshme në Itali publikon tenderin për menaxhimin: 34 milionë euro, ja kur synohet të hapen kampet

Më: 25 mars 2024 Në ora: 11:09
Rama dhe Meloni

Ministria e Brendshme në Itali ka publikuar tenderin për menaxhimin e ambienteve të pritjes së emigrantëve që do të ngrihen në Shqipëri, pas marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare në nëntor të vitit 2023.

Sipas medias italiane, qeveria italiane dëshiron të hapë kampet më 20 maj dhe kompanitë që janë të interesuara u kërkohet të paraqesin një ofertë deri më 28 mars.

Të tre strukturat do të mund të strehojnë pak më shumë se një mijë persona në të njëjtën kohë dhe mes tyre nuk mund të ketë të mitur, gra shtatzëna dhe persona të tjerë të konsideruar të pambrojtur. Një nga tre strukturat do të ndërtohet pranë portit të Shëngjinit, ku duhet të kryhen procedurat e zbarkimit dhe identifikimit. Dy të tjerat do të vendosen në Gjadër, njëra njëzet kilometra në veri dhe një në brendësi të zonës.

Një qendër do t’i kushtohet konstatimit të parakushteve për njohjen e mbrojtjes ndërkombëtare dhe do të jetë në gjendje të akomodojë maksimumi 880 persona, ndërsa struktura e dytë është në fakt një qendër paraburgimi për riatdhesim (CPR) me një kapacitet maksimal prej 144 personash.

Sipas planit të qeverisë italiane në Shqipëri duhet të stresohen emigrantët e shpëtuar nga autoritetet italiane të cilët tentojnë të shkojnë atje përmes detit.

Vlera e kontratës është rreth 34 milionë euro, të cilave duhet t’i shtohen rimbursimet për shërbimet e transportit, shërbimet komunale, grumbullimin e mbetjeve, mirëmbajtjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme, lidhjen Wi-Fi, kujdesin shëndetësor.

Sipas medias italiane, rimbursimi për këto shërbime nuk është përcaktuar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat