Turistët nuk vizitojnë dot muzeun/ Isufi: Situata e restaurimit të muzeut, tymnajë

Shqipëria

Turistët nuk vizitojnë dot muzeun/ Isufi: Situata e restaurimit të muzeut, tymnajë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Mbyllja e Muzeut Historik Kombëtar për shkak të restaurimit në një afat relativisht të gjatë, pra 4 vite duket se ka shkaktuar një tymnajë për shumë grupe interesi.

Ardian Isufi këtë mbyllje hermetike ku nuk ka thuajse asnjë informacion për artistët dhe publikun e shikon si jo rastësore në një kohë që jeta artistike në kryeqytet është thuajse  e ngrirë.

Një problem tjetër që shtrohet është situata ku gjendjen sot agjencitë turistikë për ata të huaj që kanë bërë pagesat e vizitave e ku një ndër to është edhe hyrja në Muzeun kombëtar.

Prej datës 15 mars Muzeu historic kombëtar është mbyllu për vizitorët por ende nuk është sqaruar se ku do të  transferohen pavijoet me sende dhe artefakte që ndodhen aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat