“Buxheti ka rënë në duar kasapësh”, Gjekmarkaj në Kuvend: Qindra miliona euro ndryshuan destinacion

Shqipëria

“Buxheti ka rënë në duar kasapësh”, Gjekmarkaj në Kuvend: Qindra miliona euro ndryshuan destinacion

Më: 21 mars 2024 Në ora: 13:05
Agron Gjekmarkaj

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj tha se buxheti i shtetit ka rënë në duart e disa personave që i ndajnë paratë me njëri-tjetrin.

Ndërsa komentoi buxhetin e vitit 2024, i cili është në rend dite, ai u shpreh se qindra miliona euro ndryshuan destinacion.

“Këtij institucioni që i keni shpallur prej muajsh hasmëri dhe i vidhni tullat, protesta e opozitës nuk ju lejoi të hiqni trarët. Qindra e miliona euro sot ndryshuan destinacion. Qytetarët po braktisin masivisht vendin. Çmimet janë rritur e kanë shkuar në qiell.

Ky buxhet ka rënë në duar kasapësh, duke qenë në duar të pak njerëzve. Nuk e di se kush mund të durojë dot kaq shumë dokrra me kaq shumë intensitet. Partia që ka një raport ekzistencial me zarfin, të vjen nga deti, të hyn në xhep, të zë rrugën të mbyll derën, të kyç gojën të merr votës e pastaj i bie kokës”, u shpreh Gjekmarkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat