Nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan, ushtroi dhunë ndaj prindërve

Shqipëria

Nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan, ushtroi dhunë ndaj prindërve

Më: 17 mars 2024 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar është arrestuar këtë të diel në Elbasan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Sipas uniformave blu, 32-vjeçari ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë 32-vjeçarin, banues në fshatin Shushicë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat