Investimet e huaja në vend, Crawford: Shqipëria ka hapësirë, por edhe sfida

Shqipëria

Investimet e huaja në vend, Crawford: Shqipëria ka hapësirë, por edhe sfida

Më: 15 mars 2024 Në ora: 21:13
Mark Crawford

Sipërmarrësi dhe analisti Mark Crawford duke folur për investimet e huaja në Shqipëri në studion e emisionit “Sintezë” në News24 ka thënë se në vend ka hapësirë për investime, por edhe sfida.

Ai u shpreh se tregu në Shqipëri dhe ekonomia po zhvillohen më tej edhe në fushat e Teknologjisë së Informacionit dhe fusha të tjera.

“Kur erdha këtu në fillim fare e pashë se nuk kishte shumë gjëra që kishte në SHBA. Nuk kishte nevojë të shpikeshin shumë gjëra, thjesht të merren nga jashtë dhe të përdoren këtu. Ne kemi investuar në disa aspekte me Fondin Amerikan të Zhvillimit.

Tani kemi një treg të ekonomisë që po zhvillohet edhe me IT dhe gjëra të tjera. Ka hapësirë për investime, por gjithashtu edhe sfida”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat