Vrasja e Bejtjas, RENEA zbarkon në banesë, ambulanca merr trupin e pajetë

Shqipëria

Vrasja e Bejtjas, RENEA zbarkon në banesë, ambulanca merr trupin e pajetë

Më: 15 mars 2024 Në ora: 18:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Pamjet që shihni tregojnë forcat RENEA që kanë zbarkuar në banesën e Gentjan Bejtjas.

Ky i fundit u vra pasditen e sotme në oborrin e pasmë të banesës së tij.

Ndërkohë, në pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala shihet se në vendin e ngjarjes ndodhet edhe autoambulanca që merr trupin e pajetë të Bejtjas, ish-punonjës i burgjeve.

Ai i ka shpëtuar disa atentateve më herët. Më i fundit ishte në korrik të vitit të kaluar, ku u vra kunati i tij dhe u plagosën dy fëmijët e mitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat