Përndoqi për një vit një vajzë, ndalohet 38-vjeçari në Fier

Shqipëria

Përndoqi për një vit një vajzë, ndalohet 38-vjeçari në Fier

Më: 15 mars 2024 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Një 38-vjeçar nga Levani i Fierit u ndalua dhe më pas u procedua në gjendje të lirë, pasi përndoqi për një vit një 28-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin S. R., 38 vjeç, banues në Levan.

Ai dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar për 1 vit, një shtetase 28 vjeçe.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat