Garo: Rama dhe Balluku bëjnë korrupsion aktiv! Berberin e morën si shofer kur u duhej! Shtrojnë “rrugë të arta” me mbi 20 milion euro km

Shqipëria

Garo: Rama dhe Balluku bëjnë korrupsion aktiv! Berberin e morën si shofer kur u duhej! Shtrojnë “rrugë të arta” me mbi 20 milion euro km

Më: 14 mars 2024 Në ora: 16:28
Floriana Garo

Partia Demokratike e Rithemelimit, ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, duke u shprehur se po përdoret “për të mbuluar ata që bëjnë korrupsion aktiv: Edi Ramën dhe Belinda Ballukun”.

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo u shpreh në një deklaratë për mediat se “Edi Rama dhe Belinda Ballukun shtrojnë “rrugë të arta”, mbi 20 milion euro kilometrin, dhe e kanë kthyer qeverinë në lozhë të korruptimit dhe të përdorjes të çdo zyrtari dhe më pas, flakjes së tyre”.

Ndër të tjera ajo shtoi se kur Evis Berberi i duhej si shofer i Ramës dhe Ballukut, për spotin me makinë të hapur, ku flitej për rrugë të bukura dhe suksese imagjinare të qeverisë, ai u përdor si i tillë, ndërsa shtoi se tani të dyve u duhet si i burgosur.

Po ashtu Garo thekoi se duhet një qeveri teknike, që sipas tyre, heq dorën e Edi Ramës nga xhepi i qytetarëve dhe nga kutitë e votimit.

Kujtojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Evis Berberi, është arrestuar mbrëmë, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i dyshuar për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”.

Me dyshimet për të njëjtat vepra penale, nën arrest kanë përfunduar po ashtu dhe dy sipërmarrës, të lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lamaj, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqet dhe Brunilda Bulo, bashkëpunëtore e tyre.

DEKLARATË PËR MEDIA ZËDHËNËSJA E PD, FLORIANA GARO

Arrestimi i Evis Berberit, ish-drejtorit të Autoritetit të Rrugëve, është përpjekja për të mbajtur gjallë iluzionin se drejtësia po e godet qeverinë, dhe se është e pavarur nga kontrolli i saj.

Aspak e vërtetë !

Arrestimi i Berberit për korrupsion pasiv nga SPAK bëhet në fakt për të mbuluar ata që bëjnë korrupsion aktiv: Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, që shtrojnë “rrugë të arta”, mbi 20 milion euro kilometrin, dhe që e kanë kthyer qeverinë në lozhë të korruptimit dhe të përdorjes të çdo zyrtari dhe më pas, flakjes së tyre.

Evis Berberi është Taulant Tusha i qeverisë.

Berberi dhe Tusha janë thjesht ‘dënime anësore’

Kur Evis Berberi duhej si shofer i Ramës dhe Ballukut, për spotin me makinë të hapur, ku flitej për rrugë të bukura dhe suksese imagjinare të qeverisë, ai u përdor si i tillë.

Tani që të dyve u duhet si i burgosur, ashtu do të jetë! Përdorimi i drejtorëve si ‘koka turku’ u intereson si qeverisë ashtu dhe SPAK.

Qeveria thotë se nuk e ndalojmë SPAK për të goditur korrupsionin, kurse SPAK thotë se ne po bëjmë drejtësinë re.

Ajo që Shqipërisë i duhet është prerja e kokës e sistemit që e ka kthyer korrupsionin në ligj të pashkruar, jo një ligj që pret disa krerë për të shpëtuar ata në krye.

Partia Demokratike e rithekson qëndrimin se shfaqja teatrale e anti-korrupsionit nuk mund të mbulojë gangrenën e vërtetë të korrupsionit

Se Shqipëria nuk shpëton pa larguar një herë e mirë ata që shtetin e shohin si mjet pasurimi dhe përjetësimi në pushtet.

Me këtë qëllim ata vjedhin rrugët, për të grabitur zgjedhjet, vrasin shpresën për të nxitur shpopullimin.

Shqipëria shpëton vetëm me politika të qarta dhe të ndershme, ku përgjegjësinë e merr ai që është në krye.

Për këtë duhet një qeveri teknike, që heq dorën e Edi Ramës nga xhepi juaj dhe nga kutitë e votimit, që mundëson zgjedhje të lira dhe që e kthen Shqipërinë në normalitet.

O sot, o kurrë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat