​Klevis Qose emërohet drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri

Shqipëria

​Klevis Qose emërohet drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri

Më: 13 mars 2024 Në ora: 18:50
Klevis Qose

Klevis Qose është emëruar sot në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në Shqipëri.

Qose kishte pak kohë që ishte emëruar te Shërbimi i Provës, ndërsa më herët ka mbajtur postim e drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Ai zëvendëson në këtë post ish-drejtorin Admir Abrija, i cili më 14 shkurt dorëzoi dorëheqjen.

Admir Abrija u emërua në krye të Drejtorisë së Burgjeve nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, më 20 dhjetor 2021 dhe zëvendësoi në këtë post, Agim Ismailin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat