Inxhinieri shqiptar: 500 mijë dollarë kushton që të transplantosh dorën e një njeriu

Shqipëria

Inxhinieri shqiptar: 500 mijë dollarë kushton që të transplantosh dorën e një njeriu

Më: 13 mars 2024 Në ora: 10:54
Ermand Martenika

Një burrë në Indi tani mban duart e një gruaje pasi iu nënshtrua një transplanti të rrallë të dy gjymtyrëve.

Marrësi ishte një piktor dhe i mori organet nga Meena Mehta, një grua që ishte shpallur e vdekur në tru, por ishte zotuar të dhuronte organet pas vdekjes, sipas SS Gambhir, një kirurg plastik i njohur në Indi, i cili  ishte i përfshirë në operacion.

Kjo ishte procedura e parë e tillë në Nju Delhi, sipas Spitalit Sir Ganga Ram, ku u krye operacioni.

Mediat lokale thanë se operacioni u krye në janar, zgjati rreth 12 orë dhe pacienti tani është shëruar mirë dhe lajmi është bërë edhe publik në mediat e tjera.

Ermand Martenika, inxhinier biomjekësor në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, u shpreh se një dorë me transplant kushton 500 mijë euro.

“500 mijë dollarë kushton për një dorë me transplant. Ndërsa duart robotike, ose protezat artificiale kushtojnë më pak. Një dorë robotike, kushton rreth 100 mijë euro”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat