Pas SHBA, reagon BE: Një parlament që funksionon mirë, lehtëson rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit

Shqipëria

Pas SHBA, reagon BE: Një parlament që funksionon mirë, lehtëson rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit

Më: 12 mars 2024 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Pas reagimit të ambasadës amerikane në Tiranë, vjen dhe edhe nga Bashkimi Evropian.

Në një postim në rrjetin social në Facebook, delegacioni i BE shkruan se mirëpret lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament.

Ndër të tjera thekson se një Parlament që funksion mirë, lehtëson rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament. Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.”, thotë Bashkimi Evropian në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat