Çështja e 21 janarit do të hetohet nga SPAK/ Petro Koçi: Rrit besimin për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!

Shqipëria

Çështja e 21 janarit do të hetohet nga SPAK/ Petro Koçi: Rrit besimin për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!

Më: 12 mars 2024 Në ora: 18:13
Petro Koçi

SPAK që do rihetojë nga themeli ngjarjet e 21 janarit. Një vendim ky që i vlerësoi si mjaft i mirë nga deputeti i PS, Petro Koçi gjatë një interviste në “Tirana Live” në ABC News.

Koçi u shpreh se është e rëndësishme që për ngjarje të mëdha të bëhet drejtësi dhe se fakti që Gjykata e Lartë ka vendosur që SPAK të hetojë çështjen rrit edhe besimin tek publiku.

“Ky është lajmi më i mirë. Që të bëhet drejtësi për ngjarje të mëdha është gjithmonë e vështirë. Gjykata e Lartë ka vendosur me të drejtë që SPAK të hetojë çështjen dhe besoj kjo është e rëndësishme. Rritet  besimi i publikut për reformën që është bërë në drejtësi.

Fakti që këtu janë akuzuar figura të larta shtetërore,. PS ka qenë shumë aktive dhe shpesh ka pasur një akuzë sikur është përdorur si kartë politike, por gjykoj që PS e ka detyrim të luftojë kërkojë dhe përkujtojë ngjarjen, ndaj të gjithë atyre që rrezikuan atë ditë. Gjithçka që ka bërë PS për këtë është një nga gjërat më të moralshme që ka bërë PS. Besimi tek SPAK dhe Gjykata e Posaçme është i madh”, tha ndër të tjera Koçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat