Eksperti tregon shkaqet e krizës fuqisë punëtore: 25% e të larguarve nga puna janë intelektualë

Shqipëria

Eksperti tregon shkaqet e krizës fuqisë punëtore: 25% e të larguarve nga puna janë intelektualë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Eksperti i punësimit Erjon Muça nuk e sheh me optimizëm situatën e fuqisë punëtore në vend.

I ftuar në studio televizive, ai deklaroi se nga studimet e fundit del se një nga arsyet madhore se pse njerëzit lëvizin elementi i pagave të ulëta, tërësia e kushteve dhe infrastruktura në funksion të pritshmërive që kanë, investimi që anë bërë te vetja, objektivi për karrierën nga pikëpamja profesionale dhe personale.

Sipas tij, një element i diskutueshëm është mungesa e meritokracisë apo konkurrencës së ndershme, mbi mundësitë dhe hapësirat për tu promovuar përmes punës, çka ka bërë që të gjendemi përballë kësaj situate.

"Ideja është e tillë që në situatën ku ndodhemi shumë sektorë apo industri kanë vështirësi për të përmbushur nevojat e tyre për krahë pune, në humbje pune dhe kontratash dhe që do reflektohet më tej në të gjithë ekonominë. Situata si trajtohet tashmë emigracioni, me idenë se ata që ikin do rikthehen në një kohë të caktuar mua më duket një neglizhencë dhe indiferencë e paarsyeshme.

Ne po kuptojmë që situata nuk është aspak në kushte të favorshme. Me këtë ritëm largimesh në raport me rikthimet, totali është shqetësues, masat nuk po ndërmerren se nuk ka një strategji të qartë.

Rreth 20-25% e atyre që largohen janë intelektualë me arsim të lartë që kanë pasur një pozicion në shoqëri, dhe pjesa tjetër është me specialistë dhe zanatçinj dhe shumë pak nga ata që nuk kanë një profesion të caktuar.

Momentalisht numri i atyre që po e mendojnë largimin është më i lartë se i atyre që largohen realisht.

Por numri më i lartë që po e mendojnë largimin janë profesionistët dhe intelektualët se janë të privuar për të përmbushur objektivat e tyre.

Ndërsa ata që nuk kanë një specializim të caktuar, e bëjnë lëvizjen mekanike për një rrogë.

Situata në Shqipëri është shumë shqetësuese pasi janë të shumtë ata që mendojnë largimin. Këtë situatë e vë re tek studentët, te maturantët etj.

Ka një epidemi, ka një sistem dhe format të përgjithshëm që të jep nuancat e një eksodi por që ende të pashpërthyer pavarësisht numrit të lartë të atyre që emigrojnë.", tha Muça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat