Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore

Shqipëria

Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore

Më: 9 mars 2024 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Mesdheu po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme ku presim reshje shiu dhe erë të vrullshme në territorin e Shqipërisë.

Në vendin tonë moti do të jetë me  vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe në zonat perëndimore dhe qëndrore. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (NW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore     3/14°C

- Zonat e ulëta      4/17°C

- Zonat bregdetare 8/17°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat