Infermierja shqiptare: Në Afrikë bëmë 150 operacione për 5 ditë

Shqipëria

Infermierja shqiptare: Në Afrikë bëmë 150 operacione për 5 ditë

Më: 8 mars 2024 Në ora: 12:22
Bojkena Selmanaj 

Bojkena Selmanaj është larguar nga Shqipëria ne 2007 kur ishte 17-vjeçe. Shkoi ne Amerikë vetëm si studente dhe për 1 vit jetoi me një familje amerikane në Washington State.

Në vitin 2022 ajo shkoi në Afrikë, me mision dhe sërish do të shkojë në 4 Maj të këtij viti.

Selmanaj e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se Uganda i ka ndryshuar jetën.

Ajo theksoi se njerëzit nuk kishin për të ngrënë, duke shtuar se prisnin në radhë për operacione. Infermierja mes tjerash tha se kanë punuar nga ora 5 e mëngjesit deri në 2 të natës, dhe për 5 ditë kanë bërë 150 euro.

“Uganda më ka ndryshuar jetën. Ishin 1 mijë njerëz që na prisnin në radhë për operacionn. Ne nuk mund t’i shihnim dhe u vendosnim byrzylyke blu. Kemi punuar nga ora 5 e mëngjesit deri në 2 të natës. Kemi bërë 150 operacione për 5 ditë, lamë shumë njerëz mbrapa që nuk i bëmë dot. Kjo ishte dhimbje e madhe”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat