Plumbat e zunë në sup dhe kraharor/ Detaje të reja nga atentati në Lezhë, tre autorët lëviznin me “Audi”-n e bardhë

Shqipëria

Plumbat e zunë në sup dhe kraharor/ Detaje të reja nga atentati në Lezhë, tre autorët lëviznin me “Audi”-n e bardhë

Më: 6 mars 2024 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur pak orë më parë ndaj 54-vjeçarit Agron Puka në fshatin Rrilë të Lezhës.

Duket se kanë qenë tre autorët të cilët kanë zbritur nga një makinë Audi në ngjyrë të bardhë, duke qëlluar mbi 54-vjeçarin.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se plumbat e kanë zënë Pukën në sup dhe në kraharor, por se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po merr kamerat e sigurisë nga një lokal pranë shkollës 9-vjeçare ku edhe ndodhi ngjarja, me qëllim identifikimin e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat