Makina del nga rruga, lëndohen drejtuesi dhe dy familjarët e tij

Shqipëria

Makina del nga rruga, lëndohen drejtuesi dhe dy familjarët e tij

Më: 6 mars 2024 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”. Një mjet, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Policia bën me dije se si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të, familjarë të tij.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, shtetasi E. M. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (familjarë të tij).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat