“As amnisti e as ulje dënimi për të korruptuarit”/ Manja: Nuk do përfitojë asnjë i dënuar nga gjykata e posaçme

Shqipëria

“As amnisti e as ulje dënimi për të korruptuarit”/ Manja: Nuk do përfitojë asnjë i dënuar nga gjykata e posaçme

Më: 4 mars 2024 Në ora: 18:44
Ulsi Manja

Mazhoranca nuk është tërhequr nga Amnistia penale. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja sqaroi se asnjë person që është dënuar nga Gjykata e posaçme nuk do të përfitojë amnisti.

Sipas ministrit, jo vetëm që nuk do të ketë amnisti por për të dënuarit për korrupsion dhe krim të organizuar nuk do të ketë as ulje dënimi.

“E kam thënë që në krye të herës që nuk do të ketë. Aminstri jo e jo por as ulje të dënimit për ata që janë dënuar për korrupsion dhe krim të organizuar nga GJKKO.

Varianti fillestar i qeverisë ka qenë i tillë. Në lidhje me një amendament që ka kaluar në komisionin e ligjeve, që i takon të kujdeset për barazinë e shtetasve para ligjit, kjo është detyrë e kuvendit dhe komisionit të ligjeve por që të nesërmen kemi thënë që ne si maxhorancë jemi të hapur për ta diskutuar edhe këtë sepse nuk ka amnistri dhe ulje dënimi për ata të dënuar për korrupsion dhe krim të organizuar nga GJKKO.”, u shpreh Manja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat