Nënat e vetme dhe studentet po braktisin foshnjat që në maternitet

Shqipëria

Nënat e vetme dhe studentet po braktisin foshnjat që në maternitet

Më: 3 mars 2024 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Të sjellësh në jetë një fëmijë jashtë martese, ende gjykohesh në shoqërinë shqiptare.

Drejtues të shtëpisë së foshnjes në Tiranë thonë se nënat e vetme apo edhe studentet janë ato që më së shumti pasi sjellin në jetë një foshnje heqin dorë prej saj.

Shkaqet e braktisjes së fëmijëve në maternitet që nga lindja janë peërgjithësisht arsyet social-ekonomike, janë kryesisht nëna të vetme ose vajza studente, quhen si fëmijë jashtë martese dhe për shkak se nuk kanë mbështetje qoftë nga familja e gjerë apo edhe për shkak të kushteve në të cilat ndodhen detyrohen që fëmijën ta lenë në kujdesin e shtetit”, thotë drejtoresha e shtëpisë së foshnjes në Tiranë, Orieta Metaj.

Ndonesë numri ndër vite ka ardhur në ulje, braktisja e fëmijës vijon të jetë një fenomen në shoqërinë shqiptare.

“Vitin e fundit ka një ulje të paktën për prurjet e fëmiëjve që akomodohen në institucionin tonë. Ndërsa në vitet e mëparshme prej një harku 4-5 vjet, mesatarisht kemi një numër 9-10 fëmijësh që braktisën që nga lindja në institucionet e maternitetit”.

Aktualisht në shtëpinë e foshnjes në Tiranë janë të strehuar 27 fëmijë nën 6 vjeç.

Fëmijët më të vegjël dhe banorët më të rinj të institucionit tonë janë 3-4 muajsh. Koha e qëndrimit janë deri në 6 vjeç dhe më pas pasi mbush moshën bëhet transferimii fëmijës në një institucion tjetër. Në 90 % të rasteve i nënshtrohen procedurës së deklarimit të braktisjes dhe më pas birësimit të tyre”, raporton tvklan.

Në Shqipëri janë tre shtepi foshnjesh të cilët kudjesen për 62 fëmijët nën 6-vjeç që janë braktisur nga familja apo që ju hiqet e drejta e prindërimit për shkaqe të ndryshme.

Nëse brenda 6 vitesh nëna biologjike vendos përfundimisht shkëputjen nga fëmija, ky i fundit i nënshtrohet procedurave të birësimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat