Gjashtë të lënduarit nga shpërthimi në Lushnjë janë jashtë rrezikut për jetë

Shqipëria

Gjashtë të lënduarit nga shpërthimi në Lushnjë janë jashtë rrezikut për jetë

Më: 2 mars 2024 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Gjendja e gjashtë të lënduarve nga shpërthimi i ndodhur të premten në Lushnjë është jashtë rrezikut për jetën.

Njëri prej tyre, Ervis Sharka ka dalë nga spitali rajonal i Lushnjes të shtunën dhe do të mjekohet në banesë.

Lexo po ashtuBiznesmeni rrëfen për shpërthimin në Lushnjë: Tronditja shumë e fuqishme - na ka bërë dëme në mall, dyqan e në shtëpi

Tashmë pritet që në vendngjarje të hiqet bombola e mbetur e oksigjenit e varur në vinç, pasi paraqet rrezikshmëri të lartë dhe Njësia Antieksploziv ka kërkuar ekspertë shtesë.

Kujtojmë se pasditen e së premtes, prej shpërthimit humbën jetën babë e bir të cilët po punonin në këtë kantier. Ndërkohë i shtruar te “Trauma” është deputeti Bujar Çela dhe një 42-vjeçar, të cilët i janë nënshtruar mbrëmë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë kontakti i vinçit me linjën e tensionit të lartë që ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm, duke qenë se po punohej për lëvizjen e gjashtë bombolave të oksigjenit.

Shpërthimi i fuqishëm pati pasoja disa kilometra larg zonës, ndërsa zhurma u ndje thuajse në gjithë qytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat