Biznesmeni rrëfen për shpërthimin në Lushnjë: Tronditja shumë e fuqishme – na ka bërë dëme në mall, dyqan e në shtëpi

Shqipëria

Biznesmeni rrëfen për shpërthimin në Lushnjë: Tronditja shumë e fuqishme – na ka bërë dëme në mall, dyqan e në shtëpi

Më: 2 mars 2024 Në ora: 15:34
Biznesmeni rrëfen për shpërthimin në Lushnjë: Tronditja shumë e fuqishme – na ka bërë dëme në mall, dyqan e në shtëpi

Shpërthimi i ndodhur të premten në një magazinë në qytetin e Lushnjës, ka dëmtuar rëndë edhe banesat që ndodheshin pranë zonës industriale.

Biznesmeni Bedar Korreshi është shprehur se shpërthimi i ka bërë shumë dëme, në mall, në dyqan, në shtëpi

Korreshi ka treguar se në momentin e shpërthimit ishte duke punuar si normalisht, “vetëm kur dëgjojmë një shpërthim të madh”.

“Tronditja ishte shumë e fuqishme, na ka bërë shumë dëme, në mall, në dyqan, në shtëpi. Ishte një shpërthim shumë i madh”, ka thënë ai për Top Channel.

“As vetë nuk po dinim çfarë të mendonim, ishte diçka shumë e madhe. Na tronditi. Thjesht menduam të shpëtonim çfarë kishim aty. Morëm fëmijët dhe dolëm përjashta. Të tjerat pastaj duke u qetësuar dhe duke parë dëmet”.

“Duke filluar që te pjesa e biznesit komplet. Shtëpia lartë që është bërë shoshë. Shtëpia është në katin e tretë. Biznes dy kate. Është dëmtuar gjithandej. Dava sekondash. 2-3 sekonda por ishte shumë e fuqishme, ishim si të çakorduar. Se kuptuam dot nga na erdhi”.

Vlen të theksohet se një grup ekspertesh nga policia, zjarrfikësja, inspektoriati shtetëror i enteve nën presion dhe prokuroria janë rikthyer në magazinën në Lushnje e cila pasditen e se premtes u shndërrua në skenë krimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat