Pas dy samiteve në Tiranë, Rama udhëton drejt Azerbajxhanit për këtë arsye

Shqipëria

Pas dy samiteve në Tiranë, Rama udhëton drejt Azerbajxhanit për këtë arsye

Më: 1 mars 2024 Në ora: 10:13
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Pas përfundimit të dy samiteve në Tiranë, të zhvilluar më 28-29 shkurt, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Azerbajxhan.

Një media vendase ka publikuar foto në platformën “X” në momentin kur Rama ka zbritur nga avioni.

Ai zbulon se arsyeja e vizitës së tij është hapja e ambasadës shqiptare në Baku.

Ndërkohë, një vit më parë, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev, miratoi hapjen e ambasadës së vendit të tyre në Tiranë pas kërkesës së presidentit Bajram Begaj gjatë vizitës në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat