“Shumë shpejt hapim ambasadën shqiptare në Kiev”/ Artemis Malo: Greqia s’mund të pengojë integrimin tonë

Shqipëria

“Shumë shpejt hapim ambasadën shqiptare në Kiev”/ Artemis Malo: Greqia s’mund të pengojë integrimin tonë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 23:48
Artemis Malo

Zëvendësministrja e Jashtme Artemis Malo në një intervistë në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, foli për një sërë çështjesh të rëndësishme për vendin, duke u fokusuar erdhe tek thirrja e Brukselit drejtuar Greqisë për të mos penguar Shqipërinë në rrugën europiane.

Gjatë kësaj interviste, Malo tha se asnjë vend nuk mund të ketë ndikim tek çështjet e brendshme.

“Plani i zgjerimit të BE kryesisht bazohet në katër shkalla kryesore, kryesisht bazohet në rritjen e ekonomisë., Por duhet theksuar se integrimi Europian nuk mund të vijojë nëse nuk ka integrim rajonal. Dhe plotësimi i kushteve është shumë i rëndësishëm. Ky aktualitet thërret për një angazhim të të gjitha palëve. Fondet e BE na nevojitet për t’i përthithur dhe se gjithashtu është shumë me rëndësi që të plotësohen një sërë reformash.

Gjatë kësaj interviste, zëvendës ministrja e Jashtme shtoi se vendet e Ballkani Perëndimor duhet të përgatiten për agjendat kombëtare.

“Unë besoj se çështjet e brendshme të kuadrit ligjor të një shteti i përkasin vetëm atij shteti dhe nuk duhet të ketë ndikim nga shtetet fqinje. Dhe ky është një kusht shumë i rëndësishëm për fqinjësinë e mirë”, tha ajo.

Sa i përket Samitit të Ukrainës të mbajtur në Tiranë, Malo tha se ky event kishte mesazhe shumë të rëndësishme, duke theksuar se Tirana u bë mikpritëse përtej një forumi rajonal.

“Mbështetja e dhënë nga Shqipëria për Ukrainën ka qenë e gjithanshme. Një mesazh me shumë rëndësi ishte edhe solidariteti i të gjitha vendeve. Një ambasadë në Kiev do të jepet shumë shpejt, dhe jemi vetëm tek elementët teknik. Po mbyllen elementë teknikë, ndërsa emri i ambasadorit nuk mund të deklarohet paraprakisht”, tha më tej ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat