Dreka në Tiranë pas Samitit për Ukrainën, kuzhinieri zbulon çfarë i tha në fund Zelensky

Shqipëria

Dreka në Tiranë pas Samitit për Ukrainën, kuzhinieri zbulon çfarë i tha në fund Zelensky

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 09:01
Fundim Gjepali dhe Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe liderët e tjerë që morën pjesë në samitin që u zhvillua në Tiranë drekuan te Padam.

Fundim Gjepali, shefi i restorantit, tregoi në një lidhje për Klan News se çfarë gatoi për liderët që ishin të pranishëm. Ai tregoi se në fund Presidenti Zelensky e komplimentoi për drekën.

“Unë kisha propozuar disa menu të ndryshme, protokollit të shtetit dhe ata vendosën një menu që u konsultuam bashkë. Ishte një menu me bazë mishi. Një menu e lehtë, me gjëra shumë të freskëta sepse më pas ata kishin takime të tjera. Ishte një drekë pune, jo një drekë qejfi. Shkoi shumë mirë, Presidenti më komplimentoi në fund të drekës, shkova e përshëndeta. I servirëm menunë të gjithë me produkte shqiptare, me verë shqiptare dhe ishte një eksperiencë shumë vlerësuese për ne si restorant sepse të presim personazhe të tilla sidomos në një moment të vështirë siç është Ukraina në këtë moment, shpresoj të gjejnë paqe dhe ne bëmë tonën, bëmë një pritje shumë dinjitoze”, u shpreh Gjepali.

Shefi i kuzhinës tregoi me detaje të gjitha pjatat që iu servirën Zelensky-t e të tjerëve.

“Në ato momente nuk u lejonin as gazetarë, as fotografë, as video. Ishte shumë e rezervuar si drekë. Unë kisha një menu degustimi shumë të shkurtër. Pjata e parë ishte një karpaço viçi gjys e pjekur dhe pak e tymosur me perime dhe një salcë me djathë. Pjata e dytë ishte një shkurtëz kremozur me qiqra dhe një salcë me paprika. Pjata e tretë ishte një rizoto me qingj dhe shafranin e Dumresë. Pjata kryesore ishte një fileto viçi me tartuf vendi dhe një salcë me kakao. Ëmbëlsira ishte një musë me lajthi dhe oriz të thekruar. Vera ishte një verë shqiptare. I pëlqeu shumë, ishte një eksperiencë shumë e mirë për mua që pritëm një personazh të nivelit kaq të lartë”, tha ai.

Gjepali tregoi se kushtet e sigurisë ishin shumë të larta. Për të ka qenë një ekpereiencë unike dhe shtoi se nivel kaq të lartë sigurie ka patur vetëm për Presidentin amerikan Joe Biden, kur ka gatuar për të në Romë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat