“Nuk është në gjendje të japë përgjigje”, babai i Blerina Metës: Fëmijët të rrinë të burg përjetë nëse e meritojnë, nuk e di si jam gjallë

Shqipëria

“Nuk është në gjendje të japë përgjigje”, babai i Blerina Metës: Fëmijët të rrinë të burg përjetë nëse e meritojnë, nuk e di si jam gjallë

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 15:47
“Nuk është në gjendje të japë përgjigje”, babai i Blerina Metës: Fëmijët të rrinë të burg përjetë nëse e meritojnë, nuk e di si jam gjallë

I ati i Blerina Metës, e cila dyshohet si e përfshirë në vrasjen e bashkëshortit, është shfaqur në gjendje të rënduar emocionale pas ngjarjes.

Ai kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa tregon se vajza nuk është në gjendje të flasë.

Ne jemi bërë me lujt mendsh. Unë nuk e di si jam gjallë. Veç një fjalë kam thënë, të zbardhet e vërteta e kësaj ngjarje. Nuk kërkojmë asgjë. Ato le të rrinë në burg të përjetshëm nëse e meritojnë.

Nëse nuk e meritojnë, ta vendosin organet kompetente. Unë nuk e di si jam gjallë. Unë e kam kaluar një situatë të vështirë. Tani është më e rëndë. Unë as vajza nuk jemi në gjendje të flasim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat