Alibeaj: PD-ja e vendosur për të votuar vetëm një projektligj të amnistisë penale! Në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit

Shqipëria

Alibeaj: PD-ja e vendosur për të votuar vetëm një projektligj të amnistisë penale! Në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 14:26
Alibeaj

Alibeaj: PD është e vendosur për të votuar vetëm vetëm një projektligj për amnistinë penale i cili i shërben qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur dhe nuk përfshihen në të zyrtarë të hetuar nga SPAK dhe të dënuar nga GJKKO.

 Të qëndruarit në  vlera nuk është kushtëzim për PD-në. Për ne gjuha e arrogancës dhe kërcënimit është e papranueshme, kemi qenë të qartë në raport me atë ëqë kërkojmë.

PD nuk kërkon Pazar dhe nuk do që të vonohen ligje fshehurazi, por në transparencë të plotë. Ne mirëmprsim tërheqjen e mazhoraznës nga mospërfshirja e të të dënuarve për korrupsion nga GJKKO.

Duke qenë kjo dhe duke e konsideruar një mbështetje e pakushtëzuar për institucioneve SPAK  e GJKKO i japim dakordësinë tonë që në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit pavarësisht kohës në të cilën kanë protestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat