Dosja e Pëllumb Metës: E mbuluam gropën me pllaka betoni dhe kashtë

Shqipëria

Dosja e Pëllumb Metës: E mbuluam gropën me pllaka betoni dhe kashtë

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Euronews Albania ka siguruar dosjen e vrasjes së Pëllumb Metës nga tre fëmijët e tij. Në dosje theksohet se në lidhje me ngjarjen e ndodhur kanë qenë të informuar dhe vëllai i vogël, Amarildo Meta, si dhe e ëma Blerina Meta.

Sipas grupit hetimor vëllai dhe nëna janë informuar për krimin e kryer pasi kanë ardhur në darkë në banesë.

Më 11 shkurt, të nesërmen e ditë së krimit, Hygerta Meta ka vendosur disa pllaka betoni dhe kashtë mbi vendin në kasolle ku groposën të atin.

Ky veprim u bë me qëllim që të mos dukej dheu i gërmuar nëse do të vinte policia.

“Faktin e vrasjes e ka mesuar dhe e ëma dhe i vëllai i vogël pasi kanë ardhur në banesë, ku e ëma ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë. Në mbrëmje dy vellzërit janë marrë me hapjen e gropës dhe fshehjen e kufomës, si dhe më pas dhe me armën dhe gëzhojat. Po ashtu dy vëllezërit kanë larguar dhe makinën nga banesa.

Te nesërmen ajo ka parë që tek kasollja ishte lëvizur dheu dhe ka mësuar se aty ishte varrosur kufoma. Vendit persiper i ka hedhur disa pllaku betoni dhe kashtë qe të mos dukej vendi i gërmuar nëse vinte për kontroll policia.

Pas dy ditësh i vëllai ka bërë denoncim në polici për humbjen e babait. Kanë biseduar me njëri tjetrin që nëse do të zbuloheshin nga policia ajo do të merrte përsipër fajësinë e autoresinë e ngjarjes. E ëma pas kësaj ka pastruar dhomën si dhe divanin mbi të cilin ishte shtrirë Pellumbi kur u qëllua e kanë ngjitur në katin e dytë”, thuhet në dosje.

Sipas grupit hetimor ka qenë Amarildo Meta që ka shkrepur armën, ndërkohë që gjatë deklarimeve në gjykatë ai e mohoi dhe tha se krimin e ka kryer e motra.

Edhe vetë Hygerta Meta rrëzoi dëshminë e dhënë më parë dhe në gjykatë tha se krimin e ka kryer ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat