Kryeparlamentari bullgar në Shqipëri, takon Nikollën: Konfirmojmë se dialogu politik është në nivelin më të lartë

Shqipëria

Kryeparlamentari bullgar në Shqipëri, takon Nikollën: Konfirmojmë se dialogu politik është në nivelin më të lartë

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 11:09
Kryeparlamentari bullgar në Shqipëri, takon Nikollën: Konfirmojmë se dialogu politik është në nivelin më të lartë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti këtë të hënë në Kryesinë e Kuvendit, Kryetarin e Parlamentit të Bullgarisë, Rossen Jeliazkov, që po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Në një konferencë për mediat pas takimit, Jeliazkov theksoi se mes dy vendeve ka bashkëpunim të mirë dhe dialog politik në nivelin më të lartë.

Biseduam për bashkëpunimin në rrugën drejt integrimit në BE. Folëm edhe për aspektin parlamentar mes dy vendeve tona. Dialogu politik në nivel më të lartë është konfirmuar edhe sot, edhe me ftesën që Nikolla pranoi të zhvillojë në Sofje.

Konkluzionet e BE sa i përket përparimit të Shqipërisë, përshëndeten nga ana jonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat