Peleshi: Shqipëria pikë reference për sigurinë detare

Shqipëria

Peleshi: Shqipëria pikë reference për sigurinë detare

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 10:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Roja Bregdetare e Shqipërisë zgjidhet drejtuese e Forumit të Funksioneve të Rojeve Bregdetare të Vendeve të Mesdheut për vitin 2024.

Minsitri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se Shqipëria po bëhet pikë reference për zhvillimin e politikave rajonale për sigurinë detare.

“Pjesëmarrja aktive në diskutimet mbi sektorët kyç të #BlueEconomy, si siguria detare, transporti detar, peshkimi dhe turizmi bregdetar, bën Shqipërinë një pikë reference për zhvillimin e politikave rajonale për sigurinë detare”, ka shkruar ai.

Tutje, ministri Peleshi njofton se në vjeshtën e këtij viti ky forum do të mbahet në Shqipëri me pjesëmarrjen e 42 delegacioneve dhe organizatave ndërkombëtare, si ngjarja më e rëndësishme për zhvillimin e politikave rajonale për sigurinë detare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat