Anglisht në vend të shqipes, mësuesit shqiptarë të shqetësuar – të rinjtë flasin më mirë të huajën se gjuhën amtare

Shqipëria

Anglisht në vend të shqipes, mësuesit shqiptarë të shqetësuar – të rinjtë flasin më mirë të huajën se gjuhën amtare

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

2024 është “Viti i Gjuhës Shqipe”, shpallur nga Ministria e Arsimit, për të treguar rëndësinë që arsimi dhe gjuha shqipe kanë në zhvillimin e identitetit kombëtar.

Ne jemi dëshmitarë të faktit që brezat e rinj veçanërisht, po e zëvendësojnë shqipen me anglishten. Tregues është edhe fakti që maturantët dalin me mire në provimin e gjuhës angleze, sesa ne gjuhën shqipe.

Në përpiqeni t’u mësojmë fëmijëve anglishten se shqipen nuk kanë ç’e duan se nuk do jetojnë këtu, ky është një kompleks i thellë inferioriteti, është mos respekt për veten. Gjuha është ajo që na dallon ne nga gjithë pjesa tjetër e natyrës. Gjuha jonë prodhon fjalë, ne jemi produkt i fjalës. Përmes fjalës, kemi ndërtuar ligjet, kemi ndërtuar marrëdhëniet me njëri tjetrin, kemi arritur të shkojmë në hënë dhe dolëm në univers”, tha Lira Gjika, eksperte e mirërritjes.

Gjika thotë se gjuha është identiteti, karakteri, është vetë njeriu.

Po u morëm me këto që shqipja nuk bën… Gjuha është ajo që na formon, sado gjuhë të tjera të di, ato që më ndihmojnë që në gjuhën time të jem më cilësore, mos të jem banale dhe fyese. Gjuhet e tjera janë për të ndihmuar atë që jemi. Unë jam shqiptare, di shqip, çdo gjë e ndjej në gjuhën time”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat