Denoncimi i burrave në Pogradec: Na dhunojnë gratë

Shqipëria

Denoncimi i burrave në Pogradec: Na dhunojnë gratë

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familje, janë të shpeshta në vendin tonë. Jemi mësuar të dëgjojmë se gratë dhunohen masivisht nga burrat, por në fakt nuk rezulton vetëm kështu.

Ka edhe burra që dhunohen vazhdimisht nga gratë e tyre, si fizikisht edhe psikologikisht.

Së fundmi, duket se burrat e kanë lënë mënjanë krenarinë e tyre dhe kanë filluar të denocojnë këtë dhunë.

Në Pogradec, po ndodh një fenomen i tillë dhe kjo konfirmohet edhe nga Arbi Basho Koordinator Vendor Kundër Dhunës në Familje dhe barazisë Gjinore

Ky është një femnomen që ka ekzistuar edhe më përpara në familjet tona. Në ditët e sotme ky fenomen është shtuar dhe ka filluar te denoncohet në vite. Rastet e denoncimit të burrave për dhunë psikologjike kryesisht kane ardhur duke u rritur dhe kjo ndodh për shkaqe të ndryshme. Dinamikat e familjes kanë filluar të ndryshojnë, situata social- ekonomike është më stresuese, më presion për të siguruar të ardhura po edhe kerkesa për të ndjekur hapin e kohës është më e madhe. Kjo ka ndikuar në presion psikologjik të familjes.

Mosmundësia e arritjes së ketyre objektivave që ka familja shkakton dhunë psikologjike. Kryefamiljari ka presionin me të madh ndaj ndodh edhe dhuna psikologjike. Presioni i tyre ka arritur aty ku nuk mundet më”,-ka thënë ai.

Për vitin 2022-2023 në Pogradec, janë 7 burra të pajisur me urdhra mbrojtje ndaj grave, por ende për ta nuk ka një zyrë këshillimi apo ndihme psikologjike edhe pse strategjia ekziston.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat