U përplas me barrierën anësore - dalin pamjet nga aksidenti në Kalimash, ku vdiq 21-vjeçari

Shqipëria

U përplas me barrierën anësore - dalin pamjet nga aksidenti në Kalimash, ku vdiq 21-vjeçari

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 11:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Këto janë pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur pa zbardhur ende kjo e premte, në hyrje të tunelit të Kalimashit, aty ku humbi jetën një djalë 21-vjeçar.

Albert Shullani ishte në timonin e kësaj makine, kur në rrethana momentalisht të paqarta, humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Siç shihet në këto pamje të siguruara nga Klan News, përplasja ka qenë shumë e fortë.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

21-vjeçari Shullani gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat