Thatësira dëmton të mbjellat, mungesa e ujit në kanale shton kostot e fermerëve kultivues

Shqipëria

Thatësira dëmton të mbjellat, mungesa e ujit në kanale shton kostot e fermerëve kultivues

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Mungesa për një kohë të gjatë e reshjeve dhe temperaturat e larta për stinën kanë sjellë probleme për fermerët.

Më shumë po e ndjejnë bujqit në tokat e Divjakës ku shumë të mbjella duan ujë.

Karrota është një prej prodhimeve të sezonit që do ujë dhe thatësira në kanale ka detyruar fermerët të hapin puse dhe vaditjen ta bëjnë me pompat. Por për këtë proces i duhet të shpenzojnë 5 mijë lekë të vjetra për një orë, ndërsa në ditë minimalisht duhen 3 orë vaditje.

Për fermerët më të vjetër kjo situatë nuk ishte pare më herët. Nëse vazhdon ende mungesa e reshjeve, në puset që ata kanë hapur, uji do të mungojë gjë, që do rëndojë dhe situatën për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat