Parandalohet krimi në familje/ 46-vjeçari dhunoi vëllanë dhe kunatën! I kërcënoi për vdekje me sëpatë

Shqipëria

Parandalohet krimi në familje/ 46-vjeçari dhunoi vëllanë dhe kunatën! I kërcënoi për vdekje me sëpatë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 09:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje kriminale në familje është parandaluar në qytetin e Tiranës, ku në pranga ra një 46-vjeçar.

46-vjeçari  F. H pasditen e djeshme, në rrugën “Mark Bajraktari”, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me sëpatë. Është dashur ndërhyrja e policisë që ta neutralizonin dhe të shpëtonin familjarët e tij.

Sëpata u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat