Përgatitjet për protestën! Gazmed Bardhi dhe Flamur Noka bëjnë takime me anëtarët e PD në Elbasan

Shqipëria

Përgatitjet për protestën! Gazmed Bardhi dhe Flamur Noka bëjnë takime me anëtarët e PD në Elbasan

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 16:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Në vijim të aksionit të bashkimit të demokratëve dhe protestës së paralajmëruar të 20 Shkurtit, kreu i grupit parlamentar opozitar të Rithemelimit, Gazmend Bardhi dhe deputeti Flamur Noka kanë shkuar së bashku për herë të parë në Elbasan pas bashkimit të dy grupimeve.

Gazmend Bardhi e cilësoi detyrë ndërgjegjësimin e çdo qytetari, por edhe çdo demokrati që ende nuk e ka kuptuar se përçarja e opozitës nuk është rruga e duhur.

“Bashkimi i PD të hënën dhe bashkimi i opozitës në një fron të përbashkët dje, janë dalje nga errësira ku ishin futur të gjithë bashkë, duke bërë kështu atë që pret prej kohësh çdo demokrat, çdo opozitar, çdo shqiptar i ndershëm”, tha Bardhi.

Luçiano Boçi në fjalën e tij u shpreh besimplotë se deputetët demokratë do të dinë të shpëtojnë parlamentarizmin dhe demokracinë ndërsa bëri thirrje për protestën e 20 Shkurtit të cilën ai e cilësoi më të madhen ne histori.

“Kapërcyem një nga momentet më të vështira të Pd dhe realizuam si akt politik atë bashkim që të gjithë në e prisnim dhe të gjithë ne e dëshironim”, tha Boçi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka nuk kurseu akuzat direkte ndaj Kryeministrit Edi Rama duke përmendur, sipas tij, edhe aferat  më të mëdha korruptive.

“Shqipëria sot po kalon momentet më të zymta, pas 33 vitesh demokraci i vendi ynë do të ishte në prag të hyrjes në Europë. Ne shohim që nuk ka demokraci funksionale”, tha Noka.

Në takimin e zhvilluar në Elbasan opozitarët I bënë thirrje çdo demokrati dhe qytetari të ndershëm, ti bashkohet protestës së 20 Shkurtit, si e vetmja mundësi për t’i thënë jo largimit të shqiptarëve dhe krijimit të një të ardhme europiane në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat